Institucionet e reja të krijuara si shkak i reformës në drejtësi po vijnë drejt fundit të mandatit të tyre kushtetuese. Ndër to është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkalla e parë e vetingut dhe Komsioneri Publik i cili kishte për detyre të ankimonte.
Në fund të këtij viti KPK-së i mbaron mandati kushtetues, 12 komisionerët dhe 36 këshilltarët ligjorë do të jenë të papunë.
Në një situatë të tillë ky insititucion i është drejtuar me një kërkesë për ndryshime ligjore kreyraës së Kuvendit Lindata Nikollës, kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.
Për dijeni kjo letër i është dërguar ambasadorit të bashkimit europian në Tiranë, Silvio Gonzato, dhe të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner.
Kjo është hera e dytë që ky komision kërkon ndryshime në ligj për të bërë të mundur futjen e këtyre personave në sistemin e drejtësisë duke emëruar komisionerët gjyqtarë në gjykatën e apelit . E njëjta gjë është kërku edhe për komisionerët publikë të cilëve u mbaron mandati në të njëjtën kohë me anëtarët e komisionit të pavarur të kualifikimit.
Në letrën drejtuar këtyre institucioneve ata ngrene shqëtësimin e një pasigurie ligjore në mënyrë që ata të vazhdojnë punën e tyre ashtu siç e kërkon ligji si gjyqtarë të gjykatës së lartë.
“Shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit të këtij mandati, çka sjell pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese,sikurse kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të detyrës duke i barasvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë.”- Letra e KPK-së
Letra e KPK është shoqëruar dhe me një relacion ku propozohen ndryhsimet ligjore. Por a është i saktë ky interpretim që vetë KPK-ja bë, që ata gëzojnë statusin e gjyqtarit të lartë dhe cilat janë arsye që parlamenti në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit ia ka njohur këtë të drejtë vetëm anëtarëve të kolegjit të posaçëm të apelimit.
“Edhe pse kushtetuta u njeh gjatë mandatit komisionereve statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, nuk rezulton që e njëjta garanci për karrierën që u është sanksionuar në ligj anëtarëve të Kolgjit të Apelimit, të jetë e sanksionuar edhe për këta anëtarë të dy institucioneve të tjera të rivlerësimit,duke lënë një vakum në garantimin e pavarësisë personale të këtyre subjekteve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre kushtetues.” - Letra e KPK-së
Në argumentin komisioni i pavarur sjell edhe një nga vendimet e e Gjykatës së Strasburgut për çështjet e vetingut në shqipëri e cila e ka vleresuar KPK si të barabartë me një gjykatë.
“Çështja Xhoxhaj kundër Shqipërisë ndër të tjera shprehet se: Kriteret për emërimet në KPK dhe KPA duket se janë të barasvlefshme me kriteret e emërimeve në gjyqësor dhe së paku duken po aq të rrepta sa ato në fuqi për emërtimet në detyrë të përhershme. Përvec faktit që këto nuk do të ishin institucione të përhershme duket se qëllimi i parashikimeve kushtetuese dhe ligjore ishte tu jepte atyre karakteristikat kryesore të gjykatave.” - Letra e KPK-së
Duke patur parasysh këtë ekspericë të fituar në gati 7 punë komisionerët kërkojnë që të vazhdojnë të kontribuajnë në sistemin e ri të drejtësisë për të cilin kanë kontribuar edhe ata. Për këtë arsye ata kërkojnë ndryshimin e e ligjit për statstuin e gjyqtarit dhe prokurorit .
“Konkretisht në nenin 166,pika 6 e tij të propozohet të ndryshohet sipas këtij riformulimi: Anëtari i Kolgjit të Posaçm të Apëlimit, anëtari i Komisionit të Pavaruru të Kulafikimit dhe Komisionerët Punblikë emërohen gjyqtarë në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës.” - Letra e KPK-së
Pyetja që lind në këtë rast është se a jemi përballë një konflikti interesi duke qënë se këta komisionerë kanë dhenë vendime për gati 330 magjistratë të cilët i kanë konfirmuar në detyre?
Një hallkë shumë e rendësishme në punën e KPK-së dhe Komisionerëve Publik janë dhe këshilltarët ligjore për të cilët kërkohet që të futën edhe ata në sistemin e ri të drejtësisë.
Në disa faqe të relacionit sqarohet se sa e rëndësishme ka qënë puna e këtyre keshilltarëve në procesin e vetingut sidomos në shkallën e parë të tij. Ata kanë bërë një punë të mirëfilliste hetimore si nga ana ligjore , ashtu edhe ekonomike dhe për këtë arsye kërkohen që atyre tu jepen mundësia që të pranohen në shkollen e magjistraturës pa konkurs në mënyrë që për tre vite të emërohen gjyqtarë ose prokuror, në bazë të përzgjedhjes së tyre.
Gjatë këtyre viteve punë sipas KPK-së ata kanë bërë një punë të mirëfilltë hetimore dhe mednohet se ata kanë krijuar një personalitet të barabartë si ata që janë Brenda sistemit të drejtësisë sot dhe futja e tyre në prokurori dhe gjykata do të ishte vlerë e shtuar.
“Këta persona kanë punuar dhe jetuar me kufizime kushtetuese dhe ligjore që vendi i punës u dikton duke iu nënshtruar së bashku me familjen e tyre ,kufizime të posaçme të së drejtës së fshehtësisë së komunkimeve, monitorimit sistematik të llogarive dhe trasaksioneve financiare si dhe kontrollit vjetor të pasurisë përgjatë ushtrimit të detyrës dhe deri tre vjet pas përfundimit të saj.”- Letra e KPK
Propozimet e Komisionit edhe për këshilltarët ligjore janë konkrete duke hartuar edhe një drfat për ndryhsimet ligjore që duhet të prekin këtë kategori nënpunësish. Ata kërkojnë që nënin 165 të statusit të gjyqtarit dhe prokurorit të shtohet shtohet neni 165/1 i cili ka këtë përmbajtje.
“Këshilltari ligjore pranë Njësisë së Shërbimit Ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i cili ka ushtruar detyrën për më shumë se 5 vite në këtë detyrë në përfundim të mandatit të institucionit ka të drejtë të pranohet në programin fillestar të kandidatëve për magjsitratë në profilin gjyqtar/prokuror pa iu nënshtruar konkurimit pasi të ketë kaluar me sukses vlerësimin psikologjik dhe të shëndetit mendor”- Propozim i KPK-së
Në pikën dy të këtij nëni të propozuar sqarohet se program për këshilltarët ligjorë të KPK-së të zgjasë 1 vit dhe jo tre sic është normalisht në shkollën e magjistraturës.
“Programi i formimit fillestar për subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni ka kohëzgjatje 1 vjeçcare dhe përbeht nga 6 muaj praktikë paraprofesionale që sunon të rrisë aftësitë praktike të kandidatëve si gjyqtarë dhe prokuror nën kujdesin e Shkollës së Mgajitraturës dhe nën drejtimin e një gjyqtari apo prokurori me kualifikim të lartë. 6 muaj praktike profesionale që do të organizohet sipas mënyrës dhe afatve të parashikuara në ligj.” - Propozim i KPK-së
Komisioni ka dhe një propozim alterantiv ku shmanget afati një vjecar duke kërkuar vetëm që këshilltarët ligjor të futën në shkollën e magjistraturës pa konkurs dhe në fund të tre viteve të dalin gjyqtarë dhe prokuror.
Këto ishin dy propozimet pë rata këshilltarë ligjor të cilët kanë punuar më shumë se 5 vite pranë Komisionit të Pavrur të Kualifikimit. Ndërsa pë rata që kanë më pak se 5 vite punë në këtë institucion propozohet që të punojnë në një tjetër isntitucion të ri I krijuar në sistemtin e drejtësisë.
Për KPK-në nuk ka asnjë ndryshim mes tyre dhe hetuesve të Byrosë Komëbatre të Hetimit dhe në këtë mënyrë ata mund të përfshihen natyrëshem në këtë strukturë. Për këtë arsye propozohet që këshilltarët që kanë një eskperincë punë më shumë 4 vite të emërohen hetues pranë BKH-së pa iu nënshtruar prodeurave përzgjedhëse të rekrutimit sic parashikon neni 38 pika 1 ,shkronja ç e tij. KJo pikë e këtij neni thote se oficeri duhet të të ketë plotësuar me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Ndërsa neni 37 i këtij ligji i ben detyruese kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin. Në pikën tret ë tijj sqarohet se një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.
“Përjashtimi nga parashikimi i nenit 37, pika 2 ,këshilltari pranë Njësisë së Shërbimit Ligjor në Komisionin e Pvarur të Kualifikimit i cili ka shërbyer për më shumë se 4 vite dhe plotëson kërkesat e nenit 28 , pika 1,shkornjat a dhe b në përfundim të mandatit kushtetues të këtij institucioni me pëlqimin e tij emërohet si hetues në Byronë Komëbtare të Hetimit, pasi të këtë dhënë më parë pëlqimin për tiu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të tij” - Propozim i KPK-së.
Të gjitha këto kanë nevojë për ndryhsime ligjore të cilat kërkojnë ndryshimin e kushtetutës i cili mund të vijë vetëm më një consensus poltike. Duke patur parasysh situatën politike do të jetë e vështirë që palët të bien dakord për të bërë ndrsyhet ligjore që kërkon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ndërsa kërkesa e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit vjen në një kohë ku janë ngritur disa pikëpyetje për promovimin në systemin e ri të drejtësisë të aktorëve të cilët kanë pasur rol në ngritjen dhe funksioninmin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese janë emëruar ekspertë të nivelit të lartë të cilët hartuan reformënnë drejtësisë duke ngritur pikëpyetje për konflikt interesi. Ndërsa tani komisioneret e KPK-së kërkojnë futjen ne sistem pas mbarimit të mandatit të tyre dhe shkarkimin të qindra magjistratëve nga ana e tyre.



