Detaje nga finalja, Kodra: Në tribunën VIP do jetë ajka e futbollit europian

Detaje nga finalja, Kodra: Në tribunën VIP do jetë ajka e futbollit europian

Zëdhënësi e FSHF, Fatjon Kodra, ka zbuluar në edicionin e lajmeve në MCN TV, disa detaje, nga finalja e Conference League, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. 

Kodra deklaroi se në tribunën VIP, do të ketë figura të njohura, për të cilët tha se janë ajka e futbollit europian. 

Ai u shpreh për tifozeritë, se nuk pritet të ketë probleme në stadium, por jashtë tij. 

Për ceremoninë, UEFA është kujdesur që të mos dalë asnjë detaj. Pak më parë FSHF ka mbledhur ajkën e futbollit Europian. Janë duke filluar nga Ceferin, sekretarët e përgjithshëm në UEFA, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, po ashtu legjenda e Romës, Totti, Baggio. Tribuna VIP e stadiumit do të jetë e mbushur me ajkën e futbollit europian. Tirana është kthyer sot në qendrën e futbollit europian. 

Për tifozët ka pasur një pla të detajuar. Do jenë 650 stewart. Pjesa e parë e ditës ka qenë e qetë, në krahasim me atë që pamë dje. Nuk mendohet të ketë incidente në stadium, por problematike është pjesa pas përfundimit të ndeshjes. 

Finalja është e vështitë për tu parashikuar. Na ka mësuar historia dhe është e vështirë të bësh parashikim për një ndeshje të tillë. Mund të themi se Roma duket pak më shumë favorite. Është fat që na kanë ardhur dy skuadra me traditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy