Ukrainës mund t'i mbarojë raketat e mbrojtjes ajrore nëse Moska vazhdon bombardimet me ritmin e muajit të kaluar.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim të transmetuar mbrëmë në TV.
"Nëse ata vazhdojnë të godasin çdo ditë siç kanë bërë muajin e fundit, mund të na mbarojnë raketat dhe partnerët e dinë këtë", tha Zelensky.
Udhëheqësi i Kievit theksoi se megjithëse Ukraina ka furnizime të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore për krizën e menjëhershme të shkaktuar nga ofensiva ruse, ajo është e detyruar të bëjë zgjedhje të vështira se çfarë të mbrojë, duke përsëritur nevojën për ndihma të tjera.



