Vrasje me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Vrasje me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe. Një person është qëlluar ndërsa lëvizte me makinën e tij dhe ka ndërruar jetë në spital. Viktima është Sokol Çelaj.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50,  në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka  qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy