
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpëtuar qeverinë e tij, në një kohë që dy ministra të ekzekutivit janë tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen.
Ministri i Ekonomisë u shpreh se dëshironte të besonte ende në premtimet e Netanyaha për sigurinë në vend.
Është shënuar një kthesë e rëndësishme në krizën e qeverisë izraelite, tha Naftali Bennett e Aielet Shaked, ministrat të partisë “Hebre” që vendosën të mos japin dorëheqjen dhe t’i japin besim ndryshimit që kryeministri Beniamin Netaniau ka premtuar në fushën e sigurisë.
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka zhvilluar bisedime me ministrat në ditët e fundit, në përpjekje për të mbajtur së bashku koalicionin e tij.
Kriza filloi kur ministri i mbrojtjes dha dorëheqjen si kundërshtim me një armëpushim izraelit me militantët e Gazës.
Bennett kishte thënë se do të nxirrte partinë e tij jashtë koalicionit nëse nuk u emërohej ministër i ri i Mbrojtjes.
Në një konferencë të papritur për shtyp, ministri Benet theksoi se kishte vendosur të tërhiqte ultimatumin e tij, pasi kishte dëgjuar deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Netaniahu.
Ministri izraelit i Ekonomisë dhe i Shërbimeve Fetare, Benet kërcënoi se do të jepte dorëhqejen pas marrëveshjes së arritur me Hezbollah në Rripin e Gazës.
Me këtë tërheqje, qeveria aktuale e kryeministrit Netanyahu ka ende mazhorancën në parlamentin e vendit, si dhe janë shmangur zgjedhjet e parakohshme.

"Nëse kryeministri është serioz në qëllimet e tij, dhe unë dua të besoj fjalët e tij nga mbrëmë, unë po i them këtu kryeministrit që po i heqim në këtë moment të gjitha kërkesat tona politike dhe do t'ju ndihmojmë në misionin e madh të duke e bërë Izraelin të fitojë përsëri", u tha ai gazetarëve të hënën.
Netanyahu bëri thirrje të dielën kundër thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte "i papërgjegjshëm" për shkak të shqetësimeve aktuale të sigurisë.
"Në një periudhë të tillë ju nuk do të rrëzoni një qeveri. Në një periudhë të tillë ju nuk do të shkoni në zgjedhje", tha ai për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në rajon.



