Itali, Salvini: Emigrantët të bëjnë gati valixhet (VIDEO)

Itali, Salvini: Emigrantët të bëjnë gati valixhet (VIDEO)

Një nga nyjet më të diskutueshme dhe për të cilat vendimi mund të jetë më i menjëhershëm, në dosjen e "Kontratës qeverisëse” është çështja e emigrantëve. Ministri i Brendshëm i ri, Matteo Salvini është shprehur para se hynte dje në zyrë: "Nesër do të shkojë për Sicili, aty ku është kufiri ynë. Do të përmirësojmë marrëveshjet me vendet nga të cilat vijnë mijëra të dëshpëruar sepse nuk mund të përballojmë më emigrantë, ose Italia do të vazhdojë të mbajë disa qindra mijë vetë nëpër kampe".

Me tonet të ashpra ministri do të shprehej: "Për imigrantët e paligjshëm ka përfunduar paqja, ata duhet të paketohen me qetësi, por duhet të shkojnë". "Ne po punojmë dhe unë kam idetë e mia: shteti duhet të vendosë sigurinë në portet tona dhe asnjë skafist kontrabandist nuk duhet të hyjë në portet italiane".

Udhëheqësi i LEGA-s është takuar me  dhjetëra njerëz që e brohorisnin, në mesin e të cilëve nuk kanë munguar as përqafimet, apo thirrje të tilla si : "Ruaj Italinë", " respektoji marrëveshjet", dhe kërkesat e mbështetësve "mos largo Berluskonin". Kjo ka bërë që të pengojë në një farë mënyre,  arritjen në kohë tek “Piazza Venezia”, të ministrit Salvini për shkak të mbështetësve të shumtë që kanë qenë në krah të tij.”Më duhet të shkoj në zyrë djema”, ka qenë kërkesa e Salvinit në përpjekje për t’i shpëtuar turmës.

"Vështirë se pritja e emigrantëve mund të reduktohet, ka detyrime ndërkombëtare", thonë kritikët e ministrit. Më 5 qershor, ministri Salvini do të fluturojë në Luksemburg për takimin e ministrave të BE dhe aty rpitet të jetë përplasja e parë me zyrtarët evropianë për çështjet e emigracionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy