Një shpërthim i madh gazi është regjistruar në Kinë këtë të diel, duke lënë të vdekur në vend 12 persona.
Media shtetërore bënë me dije se shpërthimi ndodhi rreh orës 06:30 të mëngjesit në rrethin Zhangwan të qytetit Shiyan, në provincën Hubei.
Autoritetet kanë bërë me dije se 138 persona janë evakuuar, ndërsa 37 prej tyre janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishin marrë.
Fotot nga vendi i ngjarjes janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, ndërsa në to shihen punëtorë të shpëtimit të cilët gërmojnë në rrënojat e ndërtesave.
Ndërkohë shkaku i incidentit ende është nën hetim.
Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al



