Me uljen e temperaturave edhe lëkura pëson ndryshime estetike.
Dermatologia Violeta Dajçi, për emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndau shkaqet që sjellin këto ndryshime klimatike në lëkurën e njeriut.
Mjekja solli këshillat e duhura si duhet të mirëmbahet lëkura e njeriut në periudhë vjeshte.
Gjatë periudhës së vjeshtës dhe të dimrit për arsye të rënies së temperaturave , fillon një lloj tharje e temperaturës.
Kjo është shenja e parë që njerëzit vënë re në lëkurën e tyre. Tharja e lëkurës fillon e ndihet me anë të humbjes së elasticitetit të saj, humbjes së shkëlqimit, vitalitetit të saj, kjo ndodh vetëm në lëkuren e duarve, fytyrës, por edhe në tërë trupin.
Akoma më shumë ndihet kjo tharje edhe në pacientët që janë të moshës fëmijërore dhe atyre të moshës së tretë, atëherë kur lëkura nuk arin të kryej funksionet e saj.
Ndaj, lëkura duhet hidratuar qoftë duke u ushqyer shëndetshëm, duke marrë sasi të konsiderueshme uji dhe lëngjesh në trajtat të tjerra por edhe duke ndihmuar me anë të kremrave hidratues, që krijojnë një shtresë lipikid dhe pengojnë dehidrimin e saj.



