Kinë, gjendet një familje e fshehur në tregun ku nisi epidemia e koronavirusit

Kinë, gjendet një familje e fshehur në tregun ku nisi epidemia e koronavirusit

Një familje me katër pjesëtarë u gjet në tregun e mishit Vuhan, zona nga ku nisi epidemia e koronavirusit, që tashmë është përhapur në të gjithë botën. 

Ata kishin fshehur pikërisht në qendrën e “ciklonit”.

Të katër u zbuluan ditët e fundit, mbi dy muaj pasi u mbyll tregu (i urdhëruar në fillim të janarit) nga një ekip shëndetësor përgjegjës për kryerjen e një dezinfektimi të ri të zonës së mbyllur.

Ata i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe nuk janë të infektuar. Sidoqoftë, ata u karantinuan në një hotel. Familja përbëhet nga burri, gruaja, një fëmijë dhe gjyshi.

Lajmi u dha nga mediat kineze.

Gazeta "Ylli i Kuq" (që boton foton e mësipërm) raporton se të katër refuzuan të shpjegojnë pse kishin vendosur të qëndrojnë në vendin që të gjithë banorët e globit e shohin sot si origjinën e të gjitha sëmundjeve.

Është konfirmuar se familja në fjalë janë tregtarë që shesin mish dhe peshk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy