Bllokimi i rrugëve nga opozita/ Elezi: Natyra mashtruese e këtyre protestave nuk nxjerr asgjë konkrete (VIDEO)  

Bllokimi i rrugëve nga opozita/ Elezi: Natyra mashtruese e këtyre protestave nuk nxjerr asgjë konkrete (VIDEO)  

Të martën në orën 17, në kuadër të mosbindjes Civile, Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj për të bllokuar 6 nga nyjet kryesore të qarkullimit në të gjithë Shqipërinë.

Për ish kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në “MCN lajme”, këto lloj protestash nuk nxjerrin asgjë konkrete.

Sipas tij as nuk ulin palët për ndonjë marrëveshje konkrete e as nuk prodhon një risi që e çon PD në rritje.

Në momentin që protesta e Tiranës pati një pjesëmarrje të vogël sepse them të vogël relativisht në PD që është një parti 30vjeçare sepse për partitë e vogla ajo mund të quhej e madhe.

Por, edhe për protestën që duan ta organizojnë në këto akset kryesore në pothuajse tërë territorin e Shqipërisë, do jetë e vështirë për tu mbajt një kohë të gjatë, që të kthehet në një problematikë me të vërtetë shqetësues, për ekonominë, për të gjitha fushat e tjera të jetës. Dhe kjo ka shanse të vogla për të ndodh.

Personalisht duhet të them se e kam këtë përvojë me këtë natyre mashtruese të këtyre protestave që nuk nxjerrin asgjë.

Këto lloj protestash kanë që nga 2018 që janë në vazhdimësi protesta për të bërë zhurmë  për të mos realizuar diçka konkrete, të paktën dhe për tu ulur palët dhe për të realizuar një marrëveshje konkrete.

Kjo nuk prodhon frymë në elektorat ose nuk prodhon diçka që e çon PD në rritje, sepse aksionet politike në këtë këndvështrim prodhohen.

Kjo është për të mbajtur njerëzit e vet që të mos ketë rrjedhje, sepse ka rrjedhje në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy