Avokati Marsid Gupi thotë se lufta e nisur nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, përshin shfrytëzimin e avantazheve.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se hapja e luftës u bë në momentet që Irani nuk ishte shumë i fuqishëm, për shkak se aleati i tij, Rusia, ndodhet vetë në luftë.
Nuk kemi të bëjmë me dy hegjemoni që janë në një rajon të caktuar, përfshihen interesa politike, ekonomike, teknologjike.
Sot kemi të bëjmë me shfrytëzimin e avantazheve, se Rusia është në luftë, dhe nuk e ndihmon dot Iranin dhe mundësia e izolimit të Kinës, një nga aleatët e Kinës dhe Rusisë është Irani.
U pa si mundësia më e mundshme hapja e luftës sot se pozita e fuqisë së Iranit është më e dobët sot se sa para se Rusia të futej në luftë.



