Klopp paralajmëron Cityn e Unitedin

Klopp paralajmëron Cityn e Unitedin

Klopp beson se Liverpooli mund të luftojë për titull këtë edicion.

Jurgen Klopp beson se Liverpooli mund të fitojë më shumë ndeshje të njëpasnjëshme për të qëndruan në garë për titullin e Premierligës këtë sezon.

Liverpooli udhëhoqi në “Anfield” në barazimin 1:1 me Newcastle United të shtunën, që mbetën me një fitore në Ligë në katër ndeshje dhe një në shtatë ndeshje në gjitha garat.

Ekipi i Klopp aktualisht është pesë pikë prapa liderëve; Manchester City dhe Manchester United – rivali i ardhshëm, por trajneri gjerman beson se mund të rikthehen në rrugën e duhur dhe të luftojnë për titull.

“Unë me të vërtetë mendoj se nuk jemi larg që të sfidojmë rivalët”, tha Klopp.

“Nëse vazhdojmë të bëjmë këtë që po bëjmë, atëherë do të jetë pozitive pasi do të shënojmë më shumë gola dhe do të fitojmë ndeshje me radhë dhe do të ngushtojmë diferencën”, shtoi Klopp.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy