
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me Florian Hahn, zëdhënësin e grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman. Presidenti theksoi rëndësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa deputeti gjerman u interesua për reformën në gjyqësor.



