Një krim në familje ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm. Një burrë ka vrarë të shoqen me armë gjahu në fshatin Guci.
Beqir Gjilaj, 83 vjeç, ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçare Lumturie Gjilaj.
Sipas policisë së Shkodrës janë ende të paqarta rrethanat e këtij krimi, por mësohet se krimi ka ndodhur pas një debati mes tyre.
Policia thotë se autori ka qenë edhe më parë i dënuar pasi ka vrarë gruan e parë.
Viktima u dërgua në morgun e spitalit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e këtij krimi.



