Kristina Maksuti ka nënshkruar kontratë me ekipin më të mirë në Ligën Kombëtare të Futbollit për femrat në New York.
Sulmuesja Maksuti është pjesë edhe e Kombëtares Shqiptare të Futbollit të Femrave.
Së fundmi ajo i është bashkuar ekipit të Karolinës Veriore “North Carolina Courage”.
Maksuti bashkohet me “Courage” pas debutimin në MSV Duisberg, një ekip gjerman në Bundesliga në të cilën ajo luajti gjatë sezonit 2019-2020.
Ajo gjithashtu ka luajtur në Ligën Kombëtare A në Zvicër për FF Lugano 1976. Në periudhën 2018-2019, Maksuti ka qenë golashënuesja kryesore në kampionat.




