
Ukraina ndalon librat dhe muzikën ruse. Parlamenti i Kievit, ka miratuar një projektligj që parashikon ndalimin e importit dhe shpërndarjes së vëllimeve dhe produkteve editoriale nga Rusia, Bjellorusia dhe “territoret e pushtuara përkohësisht” dhe ato në rusisht edhe nga vende të tjera.
Siç raportojnë mediat vendase, teksti i paraqitur nga Kryeministri Denis Shmygal më 11 maj parashikon zgjidhjen e marrëveshjes midis qeverisë së Ukrainës dhe qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunimin shkencor dhe teknik.
Një tjetër projektligj u miratua për të vendosur “një ndalim absolut dhe të pacaktuar të performancës publike, shfaqjes publike, demonstrimit publik të këngëtarëve që pas vitit 1991 janë qytetarë të shtetit agresor”.
Ndërkohë muzikantët që dënuan ndërhyrjen ushtarake ruse, do të përjashtohen nga ndalimi dhe do të përfshihen në një “listë të bardhë” të veçantë.



