Zgjedhjet në Vlorë/ Sota: Ka përfshirje të administratës në fushatë. Kandidatja rivale të mos abuzojë me pushtetin!

Zgjedhjet në Vlorë/ Sota: Ka përfshirje të administratës në fushatë. Kandidatja rivale të mos abuzojë me pushtetin!

Dionis Sota, kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga opozita,  duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV denoncoi përfshirjen e administratës në fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale. Ndër të tjera Sota tha që në fokus të programit të tij do të jetë rinia, ku do të mbështeten start up-et dhe iniciativat për hapje biznese. Po ashtu ai u shpreh se çifteve të reja do t’u mundësohet përmes lehtësirave në banka, blerja e apartamenteve me çmime më të lira. 

 

Jam futur në garë si kandidat i pavarur dhe kam shprehur ftesën për të gjitha krahët e partive opozitare dhe të gjithë qytetarët e Vlorës. Qyteti ndodhet në status quo, autoriteti dhe autonomia e qytetit të Vlorës ka rënë dhe emigrimi i rinisë është shtuar shumë. Asnjë njëri s’ka më shpresë të ky vazhdim, dhe me këtë rast i bëj thirrje kandidates rivale të mos abuzojë me pushtetin që i jep partia ku aderon, që të detyrojë të gjitha institucionet për të shkuar në takime. Vlora është qytet i vogël, unë i njoh të gjithë, dhe i njoh nga gjestikulacioni i fytyrës, që janë të ftuar në takime. Vjet pamë rënie të theksuar të turizmit dhe klientëve. Kjo përkthehet në ekonomi të rënë. Shto ndërhyrjet për prishjen e sipërfaqes së bizneseve. 

 

Pikat kryesore janë thelbi, bërthama është rinia që po ikën, dhe familjet që duke parë këtë atmosferë i shtyjnë gati-gati vetë për të ikur. Kemi menduar një buxhet të caktuar për rininë. Do implementojmë start up-e për rininë me ide inovative, për të hapur biznese, apo projekte, për t’i çuar më tej. Do bashkëpunojmë me bankat që një çift të ketë mundësi të blejë një apartament me 50-60 mijë euro, duke u krijuar lehtësira. Jemi 10 vite mbrapa me turizmin e Vlorës. Po ndodh përfshirja e administratës dhe e kam denoncuar këtë fakt. U them bëni kujdes dhe mos gaboni, dhe sot përgjigjesh para ligjit, në mënyrën që s’ta pret mendja".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy