Çështja e kontenierëve me mbetje vazhdon të prodhoj debat duke hedhur dhe akuza të ndryshme ndaj kundërshtarëve politikë por edhe duke i kërkuar llogari vendeve fqinje se ku kanë shkuar këto mbetje.
Kësaj here ishte deputeti i Lëvizjes “5 Yjet” i cili në një artikull të shkruar tek e përditshmja napolitane Ottopagine.it i është kushtuar trafikut të mbetjeve dhe debatit se ku kanë përfunduar 1300 kontejnerë me plehra të nisur nga Campania e Italisë.
Deputeti Italian Riccardo Nuti eshte shprehur se largimi i Ministrit te Brendshem te Shqiperise nuk ishte dicka rastesore.
Nga ana tjeter ai u eshte drejtuar me nje leter edhe ambasadoreve qe perfaqesojne Shqiperine dhe Maqedonine ne Itali. Deputeti italian Riccardo Nuti, i Lëvizjes “5 Yjet”, ka kërkuar hetim për zhdukjen e 1300 kontejnerëve të mbetjeve.
Me ane te nje letre ai u eshte drejtuar ambasadoreve shqiptare dhe maqedonas ne Itali lidhur me zhdukjen e mbetjeve. Ne leter shkruan se ata duhet tu kerkojne llogari shteteve te tyre lidhur me kete situate.
“1300 kontenierë plot me mbetje të nisura nga Campania u nisën nga porti i Gioia Tauro dhe duhet të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase thonë se ato mbetje nuk e kanë kaluar kurrë kufirin nga Shqipëria. Qeveria shqiptare duhet të zbardhë këtë rast të errët dhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri nuk ishte rastësore”, shkruan deputeti italian.



