Apeli rikthen në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika

Apeli rikthen në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Dashamir Xhika

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është rikthyer në burg.

Arrestimi i tij është bërë në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Apelit, i cili mban datën e sotme.

Apeli ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest në shtëpi", në “Arrest me burg” për 47-vjeçarin Xhika, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Xhika është nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara.

Ai u arrestua më 2 shkurt të këtij vit me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim  detyre.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen per  abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, çka i ka shkaktuar shtetit një dëm në masën 54 milionë dollarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy