Kreu i Gjendjes Civile, Vango Stavro në një intervistë për ‘FactCheck’ ka komentuar lidhur me ligjin që qytetarët shqiptarë duhet të deklarojnë me detyrim adresën e banesës së tyre në të kundërt nuk do mund të marrin shërbimet nga zyrat e gjendjes civile.
Ai tha se ky projektligj nuk ka mbivendosje në Cens 2023 dhe se për aq kohë sa kanë nënshtetësi shqiptare të gjithë duhet të deklarojnë adresat e tyre. Sipas tij, rifreskimi i të dhënave mund të bëhet përmes e-albania, ndërsa theksoi se kush refuzon humb të drejtën për të marrë shërbimet e gjendjes civile dhes e përmes sanksioneve kërkon që të ndërgjegjësohen qytetarët.
Ligji nuk ka mbivendosje përveç faktit se gjendja civile është duke mbështetur censusin dhe të dhënat që mblidhen prej tij nuk lejohet ti transferohen gjendjes civile për vetë faktin sepse marrëdhënia është një drejtimore qe ne do japim rregullisht informacione Instatit, pra për popullsinë, për vdekjet, për lindjet, por për shkak të anonimatit që duhet ruajtur në ato pyetësorë ne nuk mund të marrim informacione që të dimë dhe banesën e secilit. Për më tepër për deklarimin e banesës ne kemi nevojë që të kemi dhe një dokument që zyrtarizon atë adresë, pra një kontratë qiraje apo certifikatë pronësie.
Ndërsa lidhur me ata shqiptarë që banojnë jashtë kufijve, Stavro tha se dhe ata mbeten shtetas shqiptarë dhe duhet të kujdesimi dhe për ta dhe duhet të kemi informacion se ku ndodhen, siç bëjnë dhe shtetasit italian kur vijnë në Shqipëri.
Gjithashtu është e nevojshme për të ditur adresën e tyre për të komunikuar, për një kanal komunikimi dhe më të qartë me diasporën dhe respektivisht janë akoma në biseda dhe nëse nesër pasnesër mundësohet vota e shtetasve tanë që jetojnë jashtë kufijve minimumi duhet të dihen dhe adresat e tyre. Ajo që ne na nevojitet është një dokument nuk është e thënë të jetë certifikata e pronësisë, mjafton të dimë që banesa e tij është aty, të mos jenë të rreme. Nqs ne kemi një adresë të saktë, dhe nëse e ndryshon duhet ta deklarojë vendbanimin e ri. Shërbimi online për adresën është dhe brenda vendit dhe jashtë vendit.
Më tej ai ka sqaruar se për këtë ligj do përdoret teknologjia e informacionet kryesisht për të parë dhe si janë vendosur adresat dhe kur përditësohet dhe çdo qoshe e Shqipërisë ne presim që këto gjëra ti ezaurojmë.
Jemi në një fazë të dytë që të konsolidohet dhe mirëmbahet kjo adresë. Penalitetet janë një propozim i yni, por përveç kësaj ane të medaljes shtetasit kanë dhe detyrime dhe një prej tyre është deklarimi i adresës. Sanksioni i gjobës për fat të keq nuk ka funksionuar por dhe nuk është ajo mënyra e drejtë sepse duam që çdo njeri ta bëjë për veten e vet që të rregullohet i gjithë zinxhiri i gjendjes civile. Kjo është një e mirë publike për të ditur se ku jetojnë shtetasit. Pershëmbull në bashkinë e Tiranës jetojnë shumë më shumë se sa janë të regjistruar. Duke parë vlerën e numrave ne mezi kalojmë shifrën e 1 mln banorëve, ndërsa ne duam të shkojmë në realitet dhe prandaj janë dhe këto sanksione që të realizojmë këtë të drejtë qytetare. Për ata banorë që jetojnë pa një kontratë qiraje, në këto raste me të cilin jemi ndesh shpesh është rasti kur banesat janë në proces legalizimi dhe në këto raste i kemi udhëzuar që të kenë një deklaratë nga ai dhe administratori ku thotë që shtetasi me këto të dhëna banon në këtë banesë. Ne nuk duam të verifikojmë nëse ka apo jo pronësi por duam të dimë adresën e tij. Pra një deklaratë nga të dyja palët është në rregull.



