Çfarë duhet të dini për virusin që ka prekur Justin Bieber

Çfarë duhet të dini për virusin që ka prekur Justin Bieber

Ylli i popit, Justin Bieber bëri me dije se fytyra e tij është pjesërisht e paralizuar nga një sëmundje e quajtur sindroma Ramsay Hunt, e shkaktuar nga i njëjti virus, varicella-zoster, që shkakton linë e dhenve dhe herpesin.

Ai u tha fansave në një video në YouTube të premten se virusi kishte sulmuar "nervin e veshit, nervat e fytyrës dhe i ka shkaktuar paralizë në fytyrën."

 Sindroma Ramsay Hunt është një çrregullim i rrallë neurologjik që shfaqet kur virusi varicella-zoster infekton një nerv në kokë afër veshit të brendshëm. Pas sëmundjes së lisë së dhenve në fëmijëri ose herpes si i rritur, virusi mund të jetë i fjetur në trup. Pse virusi riaktivizohet dhe prodhon simptoma të Ramsay Hunt nuk dihet.

Simptomat mund të përfshijnë një skuqje të dhimbshme brenda kanalit të veshit dhe jashtë veshit, ndonjëherë sulmon gjuhën dhe qellëzën, sipas Shkollës së Mjekësisë Icahn. Për shkak të përfshirjes së veshit të brendshëm, njerëzit me këtë gjendje mund të vuajnë gjithashtu vertigo (ndjesi marramendjeje ose gjëra që rrotullohen rreth jush), ose tringëllimë në veshët.

Sindroma Ramsay Hunt gjithashtu mund të shkaktojë humbje të dëgjimit në anën e fytyrës së prekur. Ashtu si Bieber, ajo gjithashtu mund të shkaktojë dobësi, rënie të fytyrës ose paralizë në anën e fytyrës që është sulmuar nga virusi.

Kjo dobësi mund të shkaktojë vështirësi në mbylljen e njërit sy, bërjen e shprehjeve të fytyrës dhe ngrënien, pasi ushqimi mund të bjerë nga ana e gojës së dëmtuar.

Trajtimi konsiston në steroide të tilla si prednizoni për të reduktuar inflamacionin dhe dhimbjen. 

Bierber i siguroi fansat se ai "do të përmirësohet" dhe se po bënte "ushtrime të fytyrës për ta kthyer fytyrën në normalitet".

Sipas Shkollës së Mjekësisë Icahn, rikuperimi i plotë nuk është i sigurt. Megjithatë, disa shërohen brenda disa muajsh. Sa më herët të kapet aq më të mëdha janë shanset për shërim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy