Me punët që po kryhen online, mësimet në distancë, shërbimet e transmetimit dhe argëtimit, trafiku në internet sa vjen e rritet. Nga fundi i shkurtit deri në fund të marsit 2020 ai shënoi një rritje prej 30%, në dallim nga rritja mujore e trafikut që zakonisht është + 3%.
Në nivel global, nëse analiza është bërë për një periudhë më të gjerë kohore, duke kontrolluar majat e trafikut nga Marsi 2019 deri në Mars 2020, rezultati është një rritje e trafikut më shumë se dy herë me pikun e tij përkatësisht 82 Tbps ( terabit për sekondë) në 2019 dhe 167 Tbps në vitin 2020. Kulmi i trafikut ditor i 14 ditëve të fundit tejkalon edhe pikën 82 Tbps që u regjistrua një vit më parë, me një mesatare prej 100 Tbps në ditë.
Në gjithë këtë situatë, sipas agjencisë teknologjike “Akamai”, aktivitetet e hakerave, që synojnë veçanërisht sektorin e lojërave, nuk kanë të ndalur.



