
45 punonjës të repartit zjarrfikës të Kombinatit të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh kanë dalë sot në protestë.Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ata u mblodhën përpara prefekturës së qarkut Fier ku kërkuan ndihmë nga institucionet shtetërore për pagat e prapambetura të 16 muajve.



