
Pothuajse i gjithë territori do të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C.



