
Tirana triumfon për herë të parë pas gjashtë vitesh, përballë Partizanit.
Në një atmosferë të zjarrtë që shoqëroi derbin e parë të zhvilluar në stadiumin e ri të kryeqytetit, bardheblutë dolën fitues me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim, me golat e Bathës dhe Bardhit.
Ndërsa në pjesën e dytë, golin e fitores për Tiranën e shënoi Kobinah në minutën e fundit.
Katër minutat shtesë në përfundim të kohës zyrtare nuk e ndryshuan rezultatin e lojës.
Pas ndeshjes, trajneri Lerda u shpreh i mërzitur me rezultatin dhe tha se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Ai kërkoi nga skuadra vëmendje pasi kampionato është ende i gjatë dhe duhen rikuperuar pikët. Ndërsa trajneri i Tiranës, Emanuele Egbo deklaroi se lojtarët e tij u futën si ushtarët në fushë dhe dhanë maksimumin.

Ora 19:00 - Nis përballja Partizani-Tirana në stadiumin "Air Albania".
Pak para nisjes së ndeshjes Partizani-Tirana, trajnerët kanë bërë publike formacionet që do të ndeshen në fushën e blertë.
Të dy skuadrat janë paraqitur me surpriza, pasi për Partizanin debuton në mesfushë Alesio Hyseni, ndërkohë që sulmi do të përbëhet nga dyshje Solomon-Bardhi.
Ndërsa Egbo ka hedhur në fushë një skuadër ku bien në sy katër lojtarë me tipare sulmuese.
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizi, Trashi, Romero, Hyseni, Melo, Bardhi, Solomon
Trajner: Lerda
Ky është derbi i 155 mes Partizanit dhe Tiranës, me një bilanc fitoresh që rëndon në krahun e Partizanit. Dy skuadrat janë konkurrente për titullin kampion të Superligës Shqiptare. Në renditje, Partizani ka numër më të madh pikësh, 6 më shumë në raport me Tiranën.
Klubi Partizani ka vendosur që të dhurojë 50% të të ardhurave nga biletat e derbit me Tiranën për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.





