Ngjarja në Shëngjin, LSI: Aktivisti u plagos nga banda të lidhura me Ramën, po bënte punën e vet

Ngjarja në Shëngjin, LSI: Aktivisti u plagos nga banda të lidhura me Ramën, po bënte punën e vet

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, doli paramediave për të denoncuar një incident të ndodhur në Shëngjin. Ai akuzoi direkt Partinë Socialiste për bashkëpunim me krimin në rastin e plagosjes së aktivistit të LSI-së, Florian Dushku.  

“Një ngjarje e rëndë kriminale në qarkun e Lezhës. Një anëtar i LSI-së është qëlluar nga 3 njerëz të armatosur në përbërje të një grupi kriminal të njohur të Rilindjes dhe nën mbrojtjen e strukturave kriminale të Policisë së Shtetit në atë qark. I plagosuri është Florian Dushku, ka qenë në punën e vet. Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë kriminale që vepron atje. Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të derdhur në Lezhe, përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe kreun e policisë, Haki Çako”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy