Meksikë, 61 të vdekur nga tërmeti më i fortë i regjistruar në Paqësor

Meksikë, 61 të vdekur nga tërmeti më i fortë i regjistruar në Paqësor

Forcat e emergjencave civile, ushtarakë dhe forca policie po punojnë intensivisht për gjetjen e të mbijetuarëve nga tërmeti që shënoi të paktën 61 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur në jug të Meksikës.

“Epiqendra e tërmetit më të fortë të shënuar në këtë vend në një shekull, me magnitudë 8,2 ballë regjistruar në Paqësor, rreth 100 kilometra në brigjet e lokalitetit Tonala, në brigjet e shtetit Chiapas”, sipas qendrës gjeologjike amerikane USGS.

Por ka qenë shteti i Oaxaca më i prekuri nga tërmeti, me 46 të vdekur, përfshirë të paktën 17 vetëm në lokalitetin Juchitan, ku viktimat janë gjendur nën rrënojat e shtëpive.

Automjete të dëmtuara nën rrënoja, blloqe muresh të shembura, pjesë xhami apo druri të shpërndara në rrugë, ky lokalitet me 100 000 banorë, i rrethuar nga malet me një bimësi të dendur tropikale, shfaqej plotësisht i shpërfytyruar ditën e premte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy