Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur keqardhje për vendimin e Komisionit të Ligjeve dhe atë të Sigurisë të cilët nuk pranuan amnistinë për të dënuarit që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Vendimin e marrë ditën e martë ai e konsideroi të padrejtë duke theksuar se të dënuarit ishin diagnostikuar nga Instituti i mjekësisë ligjore.



