Vendoret, Bujar Vreto shpall kandidaturën për bashkinë e Librazhdit: Primaret nuk funksionuan, pati manipulime (VIDEO)

Vendoret, Bujar Vreto shpall kandidaturën për bashkinë e Librazhdit: Primaret nuk funksionuan, pati manipulime (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike në Librazhd, Bujar Vreto shpalli në studion e lajmeve në MCN Tv kandidaturën e tij për kryetar bashkie në këtë qytet. Duke vijuar , Vreto tha se është e nevojshme që për Librazhdin të ndërtohet një plan zhvillimor i cili do të përfshijë, biznesin, bujqësinë dhe turizmin.

I ndalur tek primaret, Vreto tha se procesi nuk ka funksionuar ashtu siç propagandohet në tv dhe se ka pasur manipulime.

Desha ta ndaj me ju një lajm, mes 9 kandidaturave të shkëlqyera në Librazhd, pas diskutimeve të njëpasnjëshme me aktorë të PD me kryesinë e degës, por edhe të 9 kandidaturave, ramë dakord që bashkinë e Librazhdit ta përfaqësoj unë si kandidat potencial. Kam bashkëbiseduar dhe Aliabeajn, Bardhin dhe kam marrë mbështetje absolute dhe nga ato, por sot vendosa që kandidaturën ta shpall nga kjo studio. Unë  jam njeri që bashkë udhëtoj me PD dhe qytetarët që nga themelimi i pluralizmit. Kam bashkëpunuar me ish-kryetarët e bashkive, herë opozitë dhe pushte për çdo problematikë të banorëve. Unë jo se nuk prisja negociata nga Alibeaj dhe Berisha, pro që nga 9 shtatori i 2021 PD u fut në një rrugë pa kthim për problematikat e saj brenda vetes. I kam thënë që nuk është nga shpallja non-grata por ka pasur problematika të vazhduara.

Dua të vlerësoj paraardhësit e mi në bashkinë e Librazhdit. Bashkia ka 12 vjet që drejtohet nga injoranca dhe arrogance. T’i japim një lëvizje të re, duke njohur problematikat e Librazhdit mendoj se sa e bukur është do një plan zhvillimor tërësor, ashtu siç është biodiversiteti dhe plani zhvillimor duhet të përfshijë skemën për biznesin, bujqësinë, për gjithçka në mënyrë që ta bëjmë atë zonë jo vetëm të banueshme.

Primaret nuk funksionuar ashtu siç flitet dhe propagandohet në televizion. Brenda primareve ishin 6 kandidatë, dhe votuan mjaft kandidatë, shumica janë miqtë e mi. Aty pati një manipulim rrënjësor dhe tërësor. Me skemën e simpatizantëve PS përcaktoi kandidatin e Primareve, pra rivalin e vet. Librazhdi do e braktisë arrogancën. PS  dërgoi njerëz atje. Njerëzit që janë abuzuar për kaq vite nuk i ndan e majta dhe e djathta.

Më tej, Vreto tha se nuk Basha dhe Alibeaj do të luftojnë fort t’i kthejnë dinjitetin PD-së.

Nuk kam qenë për hapje të partisë së re. Më 20 dhjetor nuk është vendimi i Gjykatës kush do ta ketë siglën, por është një kërkesë e PD për bashkimin e  dy Kuvendeve. Data për gjykimin e Zhukrit nuk është caktuar akoma. PD në 61 bashkitë do të jetë me kandidatin e vet dhe listën e kandidatëve që në Librazhd po zgjedhim personalitete.

Nuk besoj po duhet të pyesni Bashën. Basha me Aliebeaj dhe Bardhin do të luftojnë fort t’i kthejnë dinjitetin kësaj force.

Balla ka arritur shumë por jo nëpërmjet ndershmërisë. Mbante një grup njerëzish që përcillnin një intriga. Këtë gjë bëri në Elbasan, unë dua politikën e pastër, politikën sy më sy. Unë nuk desha të përmend, Gjiknuri njëlloj si Taulanti po bën të njëjtat skema në Librazhd. Duhen prerë kjo nyje, qytetarëve të Librazhdi dhe Shqipërisë do i japin atë që kërkojmë dhe do arrijmë një rezultat të shkëlqyer, jo vetëm si kandidat por edhe me listën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy