Konferenca Mesdhetare e OSBE/ Cakaj: Shkruajmë një kapitull tjetër të bashkëpunimit mesdhetar

Konferenca Mesdhetare e OSBE/ Cakaj: Shkruajmë një kapitull tjetër të bashkëpunimit mesdhetar

Ka nisur sot në Tiranë punimet Konferenca Mesdhetare e OSBE-së. Në fokus të kësaj Konference do të jetë përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut.

Në nisje të të punimeve të konferencës, ministry në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh se “Shqipëria synon sot të dërgojë një mesazh të qartë miqësie për të gjithë partnerët tanë të Detit Mesdhe”.

Ministri Cakaj theksoi se, në fokus të Konferencës, është përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut, duke u ndalur në rëndësinë e dialogut, përballimin e sfidave të përbashkëta dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.

“Qëllimi ynë këtë vit, si dhe gjatë kryesisë sonë në përgjithësi, është ta mbajmë lart Mesdheun në axhendën e OSBE dhe t’i japim atij vëmendjen që meriton”, u shpreh ministri Cakaj.

Ai shprehu besimin se synimi është shfrytëzimi i mundësive për të shkruar një kapitull tjetër të bashkëpunimit mesdhetar.

“Ne jemi partnerë me sfida të përbashkëta, prandaj, nuk kemi alternativë tjetër përveç se të ndërtojmë një vizion të përbashkët. Ne dëshirojmë të krijojmë një Partneritet Mesdhetar, i cili bazohet në parimet e përfshirjes më të thellë dhe përgjegjësive të përbashkëta”, theksoi ministri.

Në konferencë do të marrin pjesë 57 vendet anëtare të BE-së dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

Konferenca do të ndalet në rëndësinë e dialogut në përballimin e sfidave të përbashkëta, por edhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.

Tematikat e sesioneve të saj do të prekin praktikat më të mira në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e rinisë si faktor sigurie në rritjen e qëndrueshmërisë dhe ndërtimin e urave të komunikimit mes dy brigjeve të mesdheut.

Konferenca do të nënvizojë edhe rolin thelbësor të dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në promovimin e sigurisë në zonën e OSBE-së në marrëdhënie me Partnerët Mesdhetarë.

Shqipëria do të ofrojë të gjitha kapacitetet e saj profesionale dhe institucionale për promovimin e vlerave të harmonisë fetare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut.

 Mbajtja e kësaj konference në Shqipëri kulmon kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria para se të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020 në përgjithësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy