
Gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Rama ka rikujtuar takimin e parë me Berishën. Duke folur për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, Rama tha se Berisha nuk e kreu në dy mandatet e tij qeverisëse.
Rama tha se ajo çfarë i tha Berisha para viteve ’90 flet më shumë se çdo gjë tjetër për qëndrimin e tij ndaj ish-të përndjekurve.
Kur e takova për herë të parë diku afër stadiumit “dynamo”. Isha bashkë me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin.
“Na tha: Ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet. Pra fjalia e dëgjuar në partinë e parë të Saliut”, tha Rama.



