Covid-19/ Mjekja Migena Qato: Kujdes, dominojnë moshat e reja (VIDEO)

Covid-19/ Mjekja Migena Qato: Kujdes, dominojnë moshat e reja (VIDEO)

Ulja e ndjeshme e moshës së të prekurve e Covid-19 ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore në vend. Mjekja infeksioniste Migena Qato, nga spitali Infektiv Covid 1 bën apel për kujdes, duke theksuar se sëmundja nuk ka preferenca dhe prek cdo grupmoshë. 

"Pandemia është e përmasave që më parë nuk ishim përballuar. Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe jo vetëm kaq, nuk po përballemi me pacientët që ishim mësuar të prisnim, të grupmoshave të treta, delikate me sëmundje shoqëruese. Por tani për fat të keq dominojnë moshat e reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë disntancimin social, masat e higjienës, pasi COVID-i nuk ka preferenca në moshë, nuk po kursen askënd. Mbroni veten dhe të afërmit”.

Sipas raportimeve të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë janë vërejtur mjaft raste të humbjeve të jetëve në moshë të re, si dhe shpesh edhe pa asnjë sëmundje shoqëruese. Ndërkohë, në fillim të pandemisë, rastet e rënda klinike si dhe viktimat, i përkisnin moshave të treat.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy