Pr.buxheti i arsimit/ Sula: Më pak se sivjet. Lama: S’ka mbështetje për mësuesit. Selmani: Duhet auditim

Pr.buxheti i arsimit/ Sula: Më pak se sivjet. Lama: S’ka mbështetje për mësuesit. Selmani: Duhet auditim

Buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 67.95 miliardë lekë, me një rritje prej 4.8% krahasuar me vitin e kaluar, por sipas përfaqësuesve të fushës, kjo shifër është e pamjaftueshme.

 

Drejtuesja e departamentit të arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula deklaroi për “MCN Live” se sistemi arsimor për vitin 2027 do të financohet më pak se viti që jemi.

 

Ndërsa presidentja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama ngriti shqetësimin për mungesën e mbështetjes ndaj mësuesve, si rritja e pagës, mungesa e shpërblimit të fundvitit apo paga e 13-të.

 

Nga ana e tij pedagogu Erjon Selmani tha se shuma e vendosur në dispozicion të arsimit nuk auditohet.

 

Sula

Të dhënat tregojë se arsimi për vitin 2027 do të financohet më ulët se sa në vlerat e 2026. Gjithë sistemi arsimor mori 3.26% nga PBB, ndërsa për vitin tjetër parashikohet të financohet 3.19% nga PBB. 

Proporcioni nuk bëhet në raport me sa milionë euro shtohen në këtë buxhet, por sa nga totali do i japë arsimit, shëndetësisë e kështu me radhë. Kryeministri nuk e do dijen dhe jetën universitare, investon më shumë në gjoba dhe në kërbaç.

 

Lama

4.2% më shumë për arsimin duhet të reflektohet në paga. Indeksimi i inflacionit nuk është bërë. Shpërblimi i fundvitit nuk është bërë prej 15 vitesh. 

 

Paga e 13-të është një e drejtë e mohuar ndër vite dhe kjo duhet të kthehet. Përveç kësaj duhen investime reale në institucione.

 

Selmani

A auditohen ndonjëherë këto para? Si shpenzohen këto para, a shkojnë tek objektivi për të cilin hidhen, apo shkojnë për objektiva të tjera? 

 

Shumë familje kanë vështirësi ekonomike për të mbështetur fëmijët gjatë studimit. Qeveria nuk e sheh arsimin si objektiv primar për të krijuar një elitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy