NASA do të paguajë një kompani vetëm 1 dollar për të mbledhur gurë nga Hëna

NASA do të paguajë një kompani vetëm 1 dollar për të mbledhur gurë nga Hëna

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), po paguan një kompani me 1 dollar për të mbledhur material guror nga Hëna.

Sipas BBC, të enjten Lunar Outpost nënshkroi kontratën për të mbledhur mostra për agjencinë hapësinore amerikane.

Kjo është një nga katër kontratat e dhëna nga NASA nën programin e saj të mbledhjes së burimeve hënore me kosto të ulët.

Ofertuesit e tjerë fitues ishin Masten Space Systems me bazë në Kaliforni dhe ispace me bazë në Tokio, së bashku me ndihmësin e saj evropian.

“Kompanitë do të mbledhin mostrat dhe më pas do të na japin prova vizuale dhe të dhëna të tjera që janë mbledhur”, tha një zëdhënës i NASA-s.

“Plani është që misioni të zhvillohet në vitin 2023, por ne jemi duke punuar me disa kompani të ndryshme zbarkimi, të cilat mund të rezultojnë në një datë të hershme nisjeje”, tha për BBC, shefi ekzekutiv i Lunar Outpost, Justin Cyrus.

Lunar Outpost me bazë në Colorado, një firmë robotikësh, do të paguhet 1 dollar për mbledhjen e shkëmbinjve të Hënës nga Poli i Jugut.

Mirëpo sipas BBC, tarifa nuk është motivimi për këto kompani. Pritet të ketë shumë përfitime për misionin siç është lejimi i firmave për të praktikuar nxjerrjen e burimeve nga sipërfaqja hënore.

Marrëveshja nuk ka të bëjë me paratë.

“Shuma nominale e madje e një dollari është një precedent i rëndësishëm që NASA është duke e krijuar”, tha Sinead O’Sullivan një eksperte e hapësirës.

“Inovacioni këtu nuk ka të bëjë me vlerën financiare por krijimin e normave ligjore dhe të biznesit për krijimin e një tregu të blerësve dhe shitësve jashtë kufizimeve të Tokës”, u shpreh ajo.

Anija kozmike kineze Chang'e-5 aktualisht është duke u kthyer në Tokë me mostra nga hëna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy