
Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Laçit. Policia ngjarja ka ndodhur në orën 14:15 dhe thotë se i plagosur ka mbetur shtetasi A.N. 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
"Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes", sqaron policia e Kurbinit.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.



