“Rasti Pjetri”, debate të forta Rama-Bushati/ Bushati: Duhet reformë politike brenda partive (VIDEO)

“Rasti Pjetri”, debate të forta Rama-Bushati/ Bushati: Duhet reformë politike brenda partive (VIDEO)

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës është shoqëruar me debate të forta mes kryetarit dhe kryeministrit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë dhe ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Shkak është bërë situata e krijuar në Shkodër veçanërisht pas zbulimit të fakteve se kandidati socialist i votuar për drejtimin e Bashkisë, Valdrin Pjetri, rezultoi të kishte fshehur problemet e së kaluarës së tij, kur në fillim të viteve 2000 ishte arrestuar dhe dënuar në Itali.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur kundër shkarkimeve të drejtorëve në Shkodër, vendim ky i marrë nga kryeministri Rama.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë, Bushati tha se çështja e Valdrin Pjetrit duhet shqyrtuar me seriozitetin më të madh e se nuk kalojë me vëmendje shkarkimesh në masë të njerëzve që nuk kanë lidhje me situatën e krijuar.

“Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore apo proceduriale as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë të njerëzve që skanë lidhje dhe asnjë fajësi me situatën e krijuar.”

Ish-ministri deklaroi më tej se duhet të propozohen reforma që ndërtojnë sisteme imunitare me qëllim ndërtimin e një kulture të re politike.

“Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë nevojë për një reformë politike brenda partive politike, që të sjellë një kulturë të re politike, ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit dhe pse jo partia e komuniteteve. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi na falni edhe për raste në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike.”

Bushati ka qenë që prej vitit 2016, drejtues politik i Partisë socialiste në Shkodër, por ai u zëvendësua, me një vendim të zotit Rama, pikërisht nga Pjetri, pak përpara se ky i fundit të detyrohej të jepte dorëheqjen, pas publikimit nga opozita të dokumentave që vërtetonin dënimin e tij në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy