
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë me dije sot se marrëveshja për Asosacionin e komunave serbe nuk ka marrë ende miratimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila si e tillë shtron pikëpyetjen nëse mund të bëhet një pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.
Për kryetarin e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, çështja e Asosacionit do duhej të hyj në marrëveshjen finale mes dy vendeve.
Në edicionin e lajmeve në MCN tv, Tahiri, tha se në asnjë rrethanë Asosacioni nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive nga shteti.
Kosova është në një sfidë jo të lehtë, në raport me arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme mes dy vendeve dhe AAK e ka mbështetur draftin franko-gjerman, qe ne thelb e ka njohjen, përderisa mendon se çështja e Asosacionit duhet të hyj në marrëveshjen finale.
Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është e vërtetë që Kushtetuesja, disa pika të asosacionit i ka trajtuar si antikushtetuese dhe se në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë Asosacionin nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive nga shteti dhe të krijojë një mekanizëm të tretë në Kosovë.
Për kreun e GP të AAK-së, trajtimi i dialogut deri më tani ka evidentuar papërgjeshmëri nga qeveria Kurti, teksa rreth saj kërkohet një epilog, meqë kjo qasje po e dobëson tej mase Kosovën.
Nëse nuk ka njohje dhe nuk ka pranim të një realiteti të ri, të pavarsisë së Kosoëvs, pra kjo nuk është një marrëveshje. Marrëveshja do të duhet në thelb të ketë njohjen dhe poashtu si e tillë do duhej të shërbente në ecjen përpara të Kosovës, dhe të vet Serbisë drejt rrugëtimit tonë në BE.
Ajo që duhet të them është se trajtimi i dialogut ka qenë me papërgjeshmëri nga qeveria e Kosovës, sepse që në fillim Kurti thoshte nuk do të ketë prioritet dhe tani nuk ka temë tjetër pos kësaj.
Gjendja ekonomikë në Kosovë dhe e gjithë politika e gjithë qeveria, po merret me marrëveshjen dhe asosacione.
Kësaj duhet ti jepet një epilog, duhet ti jepet një afat, përndryshe kjo qasje është duke e dobësuar Kosovën.



