Paralajmërimi i Nokës: Nëse prekni votën, do t’ju duket lule ’97-a

Paralajmërimi i Nokës: Nëse prekni votën, do t’ju duket lule ’97-a

Deputeti i PD-­së, Flamur Noka, ka paralajmëruar dje në Kuvend se në rast se preket qoftë edhe një votë më 18 qershor 2017, do të përsëritet ’97-ta. Madje, ish-ministri i Brendshëm kërcënoi qeverinë se “nuk do të gjejnë vrimë ku të futen”.

“Prandaj ky kakaris këtu se mendon se do ta votojnë prapë shqiptarët, se beson akoma te forca e krimit të organizuar dhe te forca e strukturave kriminale të drogës që do të blejë dhe shantazhojë votën. Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97-a, çfarë ka për t’ju gjetur. Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën. Do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni”, u shpreh ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy