Pak ditë më Parë Prokuroria e Posaçme kërkoi 57 vite burg për aferën e Inceneratorit të Elbasanit e cila daton prej vitit 2014 pas shpalljes së Emergjencës Kombëtare me menaxhimin e mbetjeve në këtë qytet.
Të hetuar dhe dyshuar nga prokuroria janë 9 Persona dhe dy kompani tregtare, ndërsa për një tjetër shtetase ky proçedim është veçuar dhe gjykimi zhvillohet me porocedurë normale. Ndërsa MCNLIVE sjell për herë të parë votimin e mbajtur në mbledhjen e qeverisë, anëtarët e kabinetit RAMA të pranishëm në mbledhje dhe se si u votua.
Si ju dha drita jeshile këtij konçesioni? Siç dhe shini në këtë dokument MCN LIVE zbardh për herë të parë proçesberalin e mbledhjes së 12 dhjetor 2014 kur rezulton se jo e gjithë qeveria ka qenë pranishme.
Ky vendim është propozur nga zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe ka kaluar pa asnjë votë kundër, pa asnjë pyetje dhe pa kundërshtime nga anëtarët e kabinetit Rama 1.
Në transkriptin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, rezulton se në mbledhje rezulton se sipas proçesverbalit ka munguar 5 anëtarë qeveria mes tyre Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri, Ministri i Zhvillimit Ekonomisë Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti si dhe Ministrja e Kulturës Milena Kumbaro.
Teksa është referuar në mbledhjen e qeverisë mungesa e justifikuar e Kryeministrit dhe disa Ministrave, sipas këtij proçesverbali kanë qenë të pranishëm në këtë mbledhje: zv.Ministri i Punëve të Brendshmë Ilir Mustafaraj, zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Brunilda Paskali, zv.Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Ylli Manjani dhe zv.Ministri i Bujqësisë Alban Zusi.
Sipas këtij proçesverbali rezulton se qeveria Rama në 2014 kishte këta anëtarë Kabineti nga:
(11 shtator 2013 – 12 shtator 2017)
Përbërja e qeverisë:
1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
2. Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
4. Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
5. Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
6. Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
7. Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
8. Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Zonja Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
12. Zoti Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
13. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës
14. Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17. Zoti Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë
18. Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
19. Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ja cilët janë të dyshuarit e SPAK:
1. Lefter Koka, me masën e sigurimit “arrest në burg”. Për të cilin u kërkua 10 vite burg. Ai është I akuzuar : Se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” të parashikuara nga nenet 248 e 25 dhe 260 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”
2. Alqi Bllako, me masën e sigurimit “arrest në burg”.
3. Pëllumb Abeshi, me masën e sigurimit “arrest në burg”.
4. Bardhul Çabiri, me masën e sigurimit “arrest në burg”.
5. Serafin Papa, me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
6. Jonida Zeqo, me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Të akuzuar : Se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.
Në kauzë janë edhe të konsideruarit Pronarët apo Bosët e Inceneratorëve si dhe kompanitë e tyre tregtare, mes tyre:
7. Mirel Mërtiri, me masën e sigurimit “arrest në burg”, në mungesë.
8. Stela Gugallja, me masën e sigurimit “arrest në burg”, në mungesë.
9. Klodian Zoto, me masën e sigurimit “arrest në burg”, në mungesë.
10. Shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k, me Nipt L41914013H, me seli në adresën “Impianti i përpunimit të mbetjeve urbane”, Fushë Mbret, Elbasan, me ortak të vetëm dhe administratore Stela Gugallja, aktualisht nën administrimin e AAPSK-së.
11. Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli në adresën rruga “Papa Gjon Pali”, pallati F & G, Ap.15, Tiranë, me ortak të vetëm dhe administrator Klodian Zoto, aktualisht nën administrimin e AAPSK-së.
Të akuzuar : Se kanë kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” .



