Gratë që kanë qenë pjesë e ushtrisë amerikane rrëfejnë përvojën e hidhur të abuzimit seksual nga kolegët e tyre gjatë viteve të shërbimit. Femrat përbëjnë 8% të ish-ushtarakëve veteran dhe 14.6% të ushtarëve ende aktivë, një shifër që pritet të shkojë në 16% në vitin 2035. Por shumë prej grave që kanë qenë dikur pjesë e ushtrisë janë të pastreha. Ky numër është dyfishuar nga 1 380 në vitin 2006 në 3 328 në vitin 2010.
Në një foto-rrëfim para aparatit të Mary F. Calvert, ato kanë rrëfyer historitë e abuzimit seksual nga kolegët e tyre në radhët e ushtrisë.
Lurae Horse është një prej tyre. Ajo ka shërbyer në Forcat Ajrore të SHBA-ve dhe është bërë viktimë e abuzimit seksual të një prej pjesëtarëve të reaprtit të saj. Horse rrëfen se pavarësisht gjithçkaje, nuk e denoncoi atë që i ndodhi. “Ngrita pantallonat dhe u ktheva në punë”, tregon ajo.
Një tjetër veteran e ushtrisë amerikane, Alishaa Dell, e ka gjetur veten pa një çati mbi kokë pasi kishte shërbyer për 5 vjet në marinën amerikane.
“Vlej shumë më tepër se pagesa që mora në ushtri”, thotë ajo, duke refuzuar të flaës për detajet e historisë së sulmit seksual që pësoi atje.
Sarah Jenkins ka shërbyer gjithashtu në marinë. Ajo është gjithashtu një viktimë e abuzimit seksual dhe sot është e varur nga droga. Jeton në rrugë dhe ushqehet në Shoqatën e Veteranëve.
Gratë që kanë qenë viktima të abuzimit seksual në radhët e ushtrisë e gjejnë veten të margjinalizuara pasi e denoncojnë këtë fakt.
Paula Anderson, e cila ka qenë në ushtrinë amerikane, u rrëfeu shefave të saj se ishte droguar dhe përdhunuar nga një koleg ushtar. Autoritetet vendosën menjëherë transferimin e saj në Kore.
Darlene Matthews, gjithashtu veteran e ushtrisë dhe sot e pastrehë, jeton prej më shumë se 2 vitesh në makinën e saj dhe pret që Departamenti i Çështjeve të Veteranëve ta ndihmojë të strehohet.
Mattheës, që kanë hyrë në ushtri në vitin 1976, rrëfen përvojën e shërbimit në Fort McLellan, Alabama.
“Prisja të bëhesha pjesë e ushtrisë me femra, ku nuk do të kishte problem të karakterit seksual. U bëra pjesë e saj, por probleme të tilla kishte që ç’ke me të”, thotë ajo. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



