Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi në ambjentet e “Hotel Tirana”, ku disa gazetarë të njohur dhe shoqëria civile nuk u lejuan që të futeshin brënda për të dëgjuar prezantimin e projektit të stadiumit “Arena Kombëtare”.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Rama shkruan se gazetarët dhe shoqëria civile nuk kishin asnjë ftesë që të ishin të pranishëm për të dëgjuar projektit.
“Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t'u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.
Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!
Rama shtoi se në aktivitetet e KKT-së është e ndaluar që të ftuarit të kenë të drejtën e fjalës dhe në rast se janë të ftuar.
Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare - permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interest” shkruan Rama.



