Ndonëse statistikat tregojnë rritje të numrit të turistëve në vjeshtë dhe për festat kombëtare, shqiptarët tërhiqen më tepër nga ofertat dhe reklamat për të ikur jashtë vendit. Zak Topuzi, kryetari i shoqatës së hoteleri – Turizmit është i bindur se turizmi dimëror është luks, dhe kërkon më shumë vëmendje. Ndërkohë Ervin Sota thotë se Vlora është në ditët e saj më të mira.



