
Kreu i Shoqatës Shqiptare të Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi tha në MCN Live se rezervimet në booking për pushimet verore janë 3-fishuar krahasuar me një vit më parë. Topuzi u shpreh se duke iu referuar të dhënave në booking, vihet re se rezervimet janë 3-fishuar dhe shumë prej tyre janë turistë të huaj, ku dominojnë turistët polakë.
Në fakt është një fushatë e qetë që është mbajtur në kuadër të takimeve të vogla. Në fakt strukturat janë bërë gati, sivjet ka pasur më pak probleme. Situata duket pozitive, sipas të dhënave ka rritje të numrit të turistëve. Nga rezervimet për muajin qershor deri në fillim të shtatorit janë 3fishuar rezervimet në booking. Panorama e booking, jep një ide për turizmin në përgjithësi, tregon që interesi është rritur 3-fish. Trendi pozitiv tregon që turizmi në Shqipëri ka filluar të përmirësohet. Duke qenë një vend me raport çmim-cilësi kryesisht pozitiv, këtu vijnë turistë që nuk shpenzojnë shumë, se ata të tjerët kanë paketa të tjera. Kryesisht janë turistë nga Kosova, Mali i Zi dhe shqiptarët e larguar që vizitojnë Shqipërinë. Në përgjithësi turistët polakë dominojnë dhe pastaj të tjerët janë sporadikë.
Destinacioni jonë nuk është aq perfekt sa të luajmë me çmime. Në raportin e BE ne renditemi të fundit për çmimet e restoranteve dhe hoteleve. Nuk është nevoja të themi ne që jemi më të lirët, por janë raportet që tregojnë që jemi më të lirët, por për të ndryshuar atë ne duhet të rregullojmë standardet. Mali Zi Greqia janë konkurrentët e rëndësishëm. Maqedonia po ngjitet ne nivelet e larta të turizmit elitar, destinacionet i ka më të kuruara falë investimeve.
Përsa i përket sfidave të këtij sezoni, Topuzi u shpreh se kryesorja është akomodimi i turistëve, për të cilën tha se duhet të bëhen investime strategjike që të zgjidhet ky problem.
Ndërkohë një sfidë tjetër është ajo e zgjatjes së sezonit turistik për të cilin nuk ka mjaftueshëm punëtorë dhe sipas një raporti të vitit të kaluar për operatorët turistikë, 75% e tyre janë shprehur se kishin nevojë për fuqi punëtore dhe 5% e tyre shprehej se mund të zgjidhte këtë problem me punëtorë të huaj.
Sipas Topuzit, punëtorët e huaj nuk janë një zgjidhje pasi ata do e përdorin Shqipërinë si një trampolinë për të shkuar në vendet evropiane. Topuzi sugjeroj që punëtorët të jenë vendasit. Ai sugjeroi që Ministria e Financave të subvencionojë punëtorët sezonale në muajt e dimrit.
Një tjetër sugjerim i tij ishte që të ndryshonte mbyllja e studimeve në muajin qershor, në mënyrë që studentët të angazhoheshin në turizëm për muajt e verës.
Sfida kryesore e jona është rritja e kapaciteteve akomoduese dhe për të shfrytëzuar të gjithë sezonin duhet të bëhen investime në zona të rëndësishme si hotele e resorte. Duhen bërë investime strategjike dhe kjo është pika më e rëndësishme që ne vuajmë sot. Në 3 muajt e verës pothuajse gjithë hotelet janë të zënë dhe problemi i zgjatjes së sezonit është një pikë e rëndësishme dhe ka turistë që vijnë gati 5 muaj dhe duhet të punohet për shtrirjen e sezonit, por edhe të bëhen trajnime për punonjësit. Problem kryesor është jo vetëm puna, por edhe fuqia punëtore. Tjetër problem është gjetja e punonjësve dhe nga viti në vit po rritet kërkesa, nga një raport rezulton se 75% e të anketuarve kishin nevojë për fuqi punëtore dhe kjo kërkesë do jetë edhe me e madhe për këtë vit dhe baza kryesore është se vetëm 5% pretendonin se do ta zgjidhnin këtë punë me punëtorë të huaj. Por duhet ë jenë vendasit të japin shërbimin.
Janë rreth 100 mijë punonjës që kërkohen dhe ata duhen për 6 muaj dhe pastaj duhet ti kthehen një profesioni tjetër. Po bëhet një përpjekje për subvencionim të pagave për muajt e dimrit për këta punonjës. Kjo është një sfidë që Ministria e Financave po përgatitet, duhet të jo vetëm të gjenden punonjës por ata duhet të sigurojnë të ardhmen me këtë profesion. Nuk është mirë që pas 6-7 muajsh të gjesh punëtorë të tjerë e ti rekrutosh ata. Normalisht duhet që pushimet e nxënësve të fillojnë në qershor deri në shtator në mënyrë që ata të angazhohen në këto punë. Është e pamundur që më këtë sistem që përfundojnë shkollën në mes të korrikut.



