Policia e Kosovës ka mohuar të jetë dërguar njësi speciale në Veri të vendit, pas raportimeve në disa media. Kujtojmë që më herët Lista Serbe mori vendimin që të largohet nga institucionet e Kosovës, vendim të cilit iu bashkëngjitën edhe zyrtarët serb që shërbenin në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës bën me dije se fillimisht po bëhet vlerësimi profesional i situatës pastaj merren masat e nevojshme. “
Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media”, thuhet në komunikatë.
“Blutë” vënë në dukje se do ndërmerren masat e nevojshme, të arsyeshme dhe ligjore për t’u përballur me situatën e sigurisë, si dhe do të ketë reagim profesional në rast se cenohet siguria qytetare apo rendi kushtetues i vendit.



