Sali Berisha ka vendosur të zbatojë vendimin e gjykatës për masën detyrim paraqitje, të cilën e kishte refuzuar në nëntor 2023, duke përfunduar në arrest shtëpie.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka bërë një kronologji të përplasjes Berisha-SPAK që prej nëntorit 2023.
Ajo tha se ku e ka pyetur Berishën pse e zbatoi këtë herë masën e sigurisë, ai tha se ka mbrojtur Kushtetutën, sepse për masën e dytë, ka patur autorizim nga Kuvendi.

Në 20 nëntor 2023, SPAK mori autorizim në gjykatë, për masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për zotin Berisha. Ai nuk e zbatoi duke thënë se SPAK ka shkelur ligjin duke mos marrë autorizim në Kuvend dhe thoshte se është shkelje e Kushtetutës. Kjo është zanafilla.
Për sabotim dhe injorim të institucioneve të drejtësisë në dhjetor 2023, SPAK kërkoi autorizim për arrest në shtëpi, e mori këtë dhe gjykata caktoi masën arrest në shtëpi.
Nga ky moment Berisha bëri disa kërkesa radhazi në gjykata dhe në të gjithë kërkesat e tij u rrëzua. Në nëntor të këtij viti, gjyqtarja paraprake, vendosi të revokojë masën arrest në shtëpi, duke argumentuar që nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për këtë masë.
SPAK e kundërshtoi këtë vendim duke argumentuar që për sa kohë nuk janë pyetur dëshmitarët në proces dhe ka risk për intimidim, së dyti nisur nga një vendim i GJK që interpretoi që e vetmja masë proporcionalë është detyrim paraqitje, gjykata mori këtë masë, detyrim paraqitje dy herë në muaj.
E kam pyetur zotin Berisha pse e zbatoi këtë herë masën e sigurisë, ai tha se ka mbrojtur Kushtetutën, sepse për masën e dytë, ka patur autorizim nga Kuvendi. Në fakt Kuvendi e ka dhënë autorizimin për arrest në shtëpi.



