Pilku: Domatja para zgjedhjeve u shit 45 lekë/kg , kostoja është 68 lekë/kg (VIDEO)

Pilku: Domatja para zgjedhjeve u shit 45 lekë/kg , kostoja është 68 lekë/kg (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku foli në MCN Live mbi rënien e eksporteve të perimeve, duke evidentuar si një prej shkaqeve planifikimin jo të duhur nga ana e fermerëve shqiptarë.

Po ashtu Pilku vuri në dukje se tregu ballkanas nuk ofron çmim të mirë për fermerët. Ndër të tjerë Pilku tha se para zgjedhjeve domatja u shit me 45 lekë/kg ndërkohë kostoja ishte 68 lekë/kg.

Ndoshta është krijuar një konfuzion në analizat midis studimit të Monitorit dhe shifrave të Ministrisë së Bujqësisë. MB paraqet të gjithë prodhimin bujqësor, me rritje 5,1 për qind në sasi dhe rreth 12 për qind në vlerë. Studimi i Monitorit përshkruan të gjithë prodhimet e serave, nuk përfshin të gjithë bujqësinë. Kemi pasur një vit të suksesshëm 480 milionë euro eksporte, por kjo arritje është e grupuar. Duhet analizuar cdo sektor në vetvete që të shikosh ku i ke pasur pengesat, problemet dhe t’i riparish. Shqipëria është një vend fasonist në shumë degë. Në bujqësi kemi përpunimin e peshkut që 90 për qind është fason.

Jemi pozitivisht, nuk e kemi ritmin e vitit 2022, që ka pasur një rritje me 12 për qind të prodhimit të serave. Megjithatë jemi akoma në tremujorin e parë. Kemi pasur edhe ngërçe në eksportin e produkteve të serave, që lidhen me standardizimin, nuk lidhen me ritmet e prodhimit. Fermerët nuk kanë bërë planifikimin e duhur dhe kemi dalë vonë me domatet e serave. Kemi pasur një fluks të lart importi dhe kjo ka të bëjë me planifikimin jo të duhur në fermë. Serrat janë mbjellë me vonesë. Fermerët shqiptarë kanë përjashtuar shumë varietetet e kultivuara, psh. të domatet. Por kjo s’është përkthyer sa duhet në vlerë financiare.

Nuk kemi përfituar nga kërkesa e tregjeve elitare europiane, por kemi vazhduar në ato kanale të ngushta. Konstatoj se në tregjet e Ballkanit figuron produkti shqiptar. Janë tregje të ngushta. 10 ditë para zgjedhjeve për pushtetin lokal kemi pasur një çmim të domates nën koston e fermerit, arriti domatja në 45 lekë/kg, kur kostoja është 68 lekë-70 lekë/ kg dhe kemi pasur një humbje. Në 10 objektivat e BE për politikat europiane, një nga pikat për herë të parë është objektivi për rritjen e të ardhurave për fermerët”.

Pilku tha se nuk ka reklamime të ngarkesave shqiptare në sistemet rigoroze të BE-së që kontrollojnë produktet e kontamunuara.

Kemi një lloj ndërhyrje për të prishur imazhin e produkteve tona të eksportit. Ai që e fakton është sistemi i BE. Çdo produkt i reklamuar nga blerësit në të gjitha tregjet e BE, që bllokohet për arsye të kontaminimve, mbetjeve, etj, paraqitet në sistem. Kemi të bëjmë me 23 mijë kamionë deri tani, nga Shqipëria. Në sistem nuk ke asnjë ngarkesë nga Shqipëria. Këto janë të qëllimshme për të prishur imazhin e produkteve tona. Nuk kemi asnjë reklamim të ngarkesave tona të eksportit në sistemin europian. Nga 5-6 klientët më të mëdhenj eksportues në Shqipëri, i pari që do marrë njoftim jam unë që kam ndërtuar sistemin, nuk kam asnjë reklamim.

Në lidhje me laboratorët, është e vërtetë që kanë një kosto dhe për shkak të riskut që paraqet situata, sepse fermeri është i paditur...nuk e ka të qëllimshme përdorimin e tepëruar ta pesticideve. Jemi në një situatë ku fermeri s’është me njohuritë e duhura që të punojë me sistemet kompujterike. Analiza e produktit kryhet në momentin e certifikimit. Duke qenë se risku ka qenë prezent, eksportuesit janë të detyruar herë pas here të bëjnë analizat vet për produktet, jo për çdo ngarkesë, por është kosto e shtuar. Një analizë për një produkt kushton 20-24 mijë lekë të reja. Nuk do të thotë që pasja e një certifikate të lartë dhe një fletanalize ty të shpëton nga një situatë kritike për bllokimin e ngarkesës. Mendoj që edhe vet fermerët janë ndërgjegjësuar në përdorimin e imputeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy