Richard Sherman, shkrimtari i disa prej kolonave zanore më të famshme në historinë e kinemasë si "Mary Poppins" dhe "Libri i xhunglës" ka vdekur në moshën 95-vjeçare në Beverly Hills.

Lajmin e bëri të ditur Disney. Sherman dhe vëllai i tij Robert, i cili vdiq në vitin 2012, punuan si kompozitorë për Disney midis 1960 dhe 1973, kohë gjatë së cilës ata shkruan më shumë se 200 këngë për 27 filma artistikë dhe më shumë se 20 prodhime televizive.
Disney e karakterizoi Shermanin si një "element kyç" në "rrethin e brendshëm të talentit krijues" të themeluesit Walt.
“Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për trashëgiminë që Richard la pas”, tha në një deklaratë gjigandi i argëtimit Bob Iger.





