Rivali i ri i presidentit Erdogan

Rivali i ri i presidentit Erdogan

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka njoftuar themelimin e forcës së tij politike si sfidë ndaj sundimit 17-vjeçar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (AK).

Davutoglu, i cili shërbeu si kryeministër dhe kryetar i Partisë AK nga 2014 deri në 2016, e bëri këtë njoftim në një konferencë shtypi në Ankara të premten, një veprim që mbështetësit e presidentit thonë se nuk përbën kërcënim.

Duke folur para një sfondi të zbukuruar me logon e gjelbër të partisë së re, Davutoglu u zotua të mbështesë të drejtat e njeriut dhe liritë e pakicave.

"Përgjegjësia kryesore e shtetit është të sigurojë kushte politike, kulturore dhe ekonomike që ofrojnë një bazë për dinjitetin e qytetarëve të saj", tha Davutoglu.

"Nuk mund të ketë asnjë shtet që të neglizhojë qeniet njerëzore dhe të drejtat e tyre themelore ose t'i zvogëlojë ato në një pozitë dytësore. Baza e një administrate demokratike është përdorimi i barabartë dhe i lirë i të drejtave dhe lirive themelore nga të gjithë qytetarët."

Duke kritikuar ndryshimet kushtetuese që përqendruan pushtetin në duart e Erdoganit, Davutoglu tha se sistemi presidencial i instaluar pas një referendumi të vitit 2017 ka çuar në "një rënie të menjëhershme të standardeve demokratike".

Davutoglu, 60 vjeç, dha dorëheqjen nga Partia e Erdoganit në shtator, duke u shprehur se ajo nuk po arrinte të zgjidhte problemet e vendit. Një tjetër anëtar i kabinetit të partisë së presidentit, Ali Babacan, u largua dy muaj më parë dhe pritet të shpallë partinë e tij rivale brenda disa javësh.

Dorëheqjet e tyre reflektojnë pakënaqësi brenda AK, sipas vëzhguesve.

Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që partia të humbasë qytetet kryesore si Stambolli dhe Ankaraja në zgjedhjet lokale në fillim të këtij viti dhe Erdogan është detyruar të bëjë aleancë me nacionalistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy