Franca dhe Italia bien dakord të unifikojnë forcat kufitare për të luftuar trafikun e emigranteve.
Rojet dhe zyrtarët e të dy vendeve do të veprojnë nën një komandë për ta bërë më efektive diçka të tillë. Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate të ministrit të brendshëm francez, Gérald Darmanin.



