Zbulohet data se kur do të transmetohet dokumentari i The Beatles

Zbulohet data se kur do të transmetohet dokumentari i The Beatles

Dokumentari i Peter Jackson për “The Beatles”, tashmë ka një datë premierë dhe platformë transmetimi.

Bëhet me dije se dokumentari do të publikohet për herë të parë këtë nëntor dhe fillimisht do të jetë ekskluziv për shërbimin e transmetimit të Disney +.

Peter Jackson tha në një deklaratë: Në dokumentar janë pamje të jashtëzakonshme të Michael Lindsay-Hogg të cilat janë kapur në kohë të ndryshme. Rrëfime të miqve dhe individëve të tjerë.

Është një përshkrim i hollësishëm i procesit krijues, me këngët ikonike të krijuara nën presion, të vendosura mes klimës shoqërore të fillimit të vitit 1969.

Për 6 orë do të njiheni me The Beatles me një intimitet që kurrë nuk e keni menduar se do të ishte i mundur.”

Ai shtoi, “Unë jam shumë mirënjohës ndaj The Beatles , Apple Corps dhe Disney që më lejuan të paraqes këtë histori në mënyrën siç duhet të tregohet. 

Unë jam përfshirë në këtë projekt për gati tre vjet dhe jam shumë i ngazëllyer që audiencat në të gjithë botën më në fund do të jenë në gjendje ta shohin atë. ”

Bob Iger , kryetari ekzekutiv i Disney , shtoi: “Si një tifoz i madh i Beatles , jam absolutisht i entuziazmuar që Disney + do të jetë shtëpia e këtij seriali të jashtëzakonshëm nga regjisori legjendar Peter Jackson .”

Burimi: UnCut Përshtati: MCNTv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy